Restorantet në Nju Jork prej së hënëS do të punojnë në ambient të hapur

TË FUNDIT

Restorantet në Nju-Jork, në kuadër të fazës së dytë nga lehtësimi i masave restriktive të vendosura për shkak të koronavirusit, nga dita e hënë do të mund t’i shërbejnë mysafirët në ambient të hapur, paralajmëroi prefekti Bill de Blasio.

“Duhet ta shpëtojmë këtë industri, ajo është pjesë e identetit tonë”, tha De Blasio, duke vlerësuar se 5.000 restorante dhe gjithsej 45.000 të punësuar do të fillojnë me punë nga java e ardhshme.

Prefekti tha se në fazën e dytë do të hapen zyret, parukeritë, objektet për shitje me pakicë dhe fushat për lojë në parqet publike, me çka mes 150.000 dhe 300.000 njerëz duhet të kthehen në vendet e tyre të punës./MIA