Reshje shiu e bubullima! Parashikimi i motit për ditën e sotme

TË FUNDIT

Stuhi, reshje intensive shiu dhe erë e fuqishme pritet të përfshijnë vendin gjatë ditës së sotme, paralajmërojnë meteorologët. Moti do të jetë i paqëndrueshëm, me bubullima dhe kushte për zhvillim të motit të lig në disa rajone.

Sipas parashikimeve, lokalisht proceset atmosferike do të jenë më intensive, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme, shkarkime elektrike, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe mundësi për paraqitje të breshërit.