“Reporterë pa kufij”: Pothuajse 400 gazetarë janë burgosur në të gjithë botën

TË FUNDIT

Raporti vjetor i “Reporterëve pa kufij” zbulon një rritje të arrestimeve arbitrare në lidhje me krizën shëndetësore, si dhe një rritje të numrit të gazetareve gra të arrestuara, njofton korrespondenti i MIA-s.

Numri i gazetarëve të arrestuar në të gjithë botën ka qenë 387 në fund të vitit 2020, një shifër pothuajse e qëndrueshme për një vit pavarësisht rritjes së arrestimeve arbitrare në lidhje me krizën shëndetësore, sipas raportit vjetor të “Reporterëve pa kufij” (RSF) të publikuar sot në Paris.

Ashtu si në vitin 2019, “Reporterët pa kufij” identifikuan 389 gazetarë të burgosur për ushtrimin e profesionit të tyre, pesë vende morën pjesë me më shumë se gjysmën e tyre (61 për qind), shpalosi OJQ-ja në raportin e saj. Kështu, Kina mbetet në krye me 117 gazetarë të burgosur (profesionistë apo jo), përpara Egjiptit (30), Arabisë Saudite (34), Vietnamit (28) dhe Sirisë (27).

“Numri i gazetarëve të arrestuar në të gjithë botën mbetet në nivelin më të lartë historik”, nënvizon OJQ-ja. Dhe gratë, “gjithnjë e më shumë në profesion, nuk kursehen”, dënoi sekretari i Përgjithshëm i RSF-së Kristof Deluar, cituar në një kumtesë për shtyp. Sipas raportit, 42 prej tyre janë “aktualisht të privuar nga liria”, krahasuar me 31 në vitin 2019 (+ 35 për qind).

Gjithsej, 17 ishin “vendosur prapa hekurave” gjatë vitit, katër prej tyre në Bjellorusi, qendra e “shtypjes së paparë që kur” u rizgjidh Aleksandar Lukashenko.

Përveç kësaj, “të paktën 54 gazetarë janë aktualisht duke u mbajtur peng” në Siri, Jemen dhe Irak, rënie prej 5 për qind në një vit. “Reporterët pa kufij” identifikoi gjithashtu 4 gazetarë të lajmëruar si të zhdukur në vitin 2020, ndërsa në vitin 2019 nuk u vërejtën raste të reja të zhdukjeve. Ata janë nga Lindja e Mesme, Afrika nën-sahariane dhe Amerika Latine.