Rënie prej 23.6 për qind e nxënësve të regjistruar në shkolla të mesme brenda dhjetë vitesh, ulet edhe numri i filloristëve dhe studentëve

Must Read

Dimitrovi në vizitën e parë pune zyrtare në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov , sot 22 shtator (e martë) do të qëndrojë...

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita...

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do...
- Advertisement -

Në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë nga viti në vit ulet numri i gjeneratave hyrëse dhe i numrit të përgjithshëm të nxënësve apo studentëve. Rënie më të madhe prej 23.6 për qind në periudhën prej dhjetë vitesh është shënuar te numri i regjistruar i nxënësve të shkollës së mesme.

Në publikimin “Maqedonia e Veriut në numra, 2020” të cilën jo moti e publikoi ESHS në të dhënat për arsimin në vend (fq. 21) është theksuar se në vitin shkollor 2008/09 ka pasur 94.387 nxënës të shkollës së mesme, pas pesë vitesh (2013/14) numri ka rënë në 86.936, ndërsa në pesë vitet e fundit ka vazhduar ulja ashtuqë në vitin 2018/19 janë regjistruar 72.123 nxënës të shkollës së mesme.

- Advertisement -

Në periudhën e njëjtë, ka rritje të numrit të arsimtarëve në shkollat e mesme. Para 11 vitesh ka pasur 6.720 mësimdhënës në arsimin e mesëm, ndërsa 7.597 në vitin 2018/19. Shkolla të mesme në 2008/09 janë evidentuar 114, 119- pesë vite më vonë dhe 138 në vitin 2018/19.

Rënie e numrit të nxënësve të regjistruar ka edhe në arsimin fillor, për 13.1 për qind në vitin 2018/19 në krahasim me vitin 2008/09.

- Advertisement -

Në vitin 2008/09 numri i filloristëve ka qenë 217.685, pesë vite më vonë (2013/14) numri ka rënë në 192.152, ndërsa në vitin 2018/19 ka vazhduar trendi negativ dhe mësimin në arsimin fillor e kanë ndjekur 189.236 nxënës. Është ulur numri edhe në shkolla fillore- para 11 vitesh ka pasur 1052, ndërsa më 2013/14 numri është ulur për dhjetë (1042) sa ka pasur edhe në vitin 2018/19.

Për 15.4 për qind është ulur edhe numri i studentëve të regjistruar. Në vitin 2008/09 kanë qenë 63.437, në vitin 2013/14- 57.746, ndërsa në viitin 2018/19 numri ka rënë në 53.677 studentë. 

- Advertisement -

Dimitrovi në vizitën e parë pune zyrtare në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov , sot 22 shtator (e martë) do të qëndrojë në vizitë pune në Bruksel...

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita në pjesët perëndimore do të...

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi se deputetët opozitarë do t’i...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -