Rekomandime për pacientët në dializë, në kushte të pandemisë me COVID-19

TË FUNDIT

Pacientët me sëmundje të veshkëve, duke i përfshirë edhe pacientët  në dializë (peritoneale dhe hemodializë) dhe pacientët me veshkë të transplantuar duhet të vazhdojnë ta marrin terapinë, duke i përfshirë edhe ilaçet antihipertensive  nga grupi i AKE inhibitorë, ndërsa mjekët e tyre nuk rekomandojnë ndryshe, informojnë nga Klinika universitare e Nefrologjisë.

Infeksioni i koronavirusit mund të paraqesë kërcënim serioz për pacientët me sëmundje të veshkëve, veçanërisht për pacientët  të cilët janë në dializë ose janë me  veshkë të transplantuar, dhe për atë nga Ministria e Shëndetësisë  ndajnë rekomandime.

“Pacientët me hemodializë mund të zhvillojnë  simptoma më të buta në krahasim me pacientët tjerë me infeksion të koronavirusit, ndërsa pacientët e transplantuar  duhet t’i ndërmarrin  edhe të gjitha masat e domosdoshme për parandalim  të dhëna për popullatën e përgjithshme”, thuhet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për pacientët me  program kronik të hemodializës  janë destinuar  rekomandimet në vijim:

– Pacientët të cilët kanë ethe, temperaturë të lartë ose simptome respiratore (kollitje, frymëmarrje të vështirësuar) paraprakisht duhet të paraqiten në qendrat e tyre të dializës para se të arrijnë, ku do të kontrollohen në hapësira të veçanta  nga salla  ku bëhet dializa. Marrja e analizave për COVID-19 është sipas protokollit standard  sikur edhe për popullatën e përgjithshme. Këtyre pacientëve dializa u bëhet në hapësira të veçanta  nga pacientët tjerë gjatë 14 ditëve, deri në marrjen e rezultateve nga testi për COVID-19.

– Në lidhje me  vendin për dializë, procesin e dializës së pacientëve me infeksion të dyshuar të koronës duhet të vazhdojë në qendrën e njëjtë, përkatësisht  të mos ridërgohen në qendra tjera.

– Në lidhje me transportin e pacientëve me temperaturë të rritur, të dyshuar për koronavirus,  duhet të vijnë me transport individual përkatësisht të mos përdorin  transport publik për shkak të zvogëlimit të rrezikut  nga përhapja e infeksionit nga ndonjë pacient eventual i infektuar me COVID-19. Të gjithë pacientët duhet të mbajnë maska mbrojtëse, ndërsa gjithashtu edhe shoferi.

– Për trajtim të mëtutjeshëm, pacientët me COVID-19 do të dërgohen në spitalin e specializuar për trajtim të pacientëve të infektuar.

Për pacientët me transplantim janë destinuar rekomandimet në vijim:

– Nëse pacientët me veshkë të transplantuar  ndjejnë simptoma si temperaturë të rritur, ethe dhe kollitje,  duhet të pari të paraqiten  në telefon në Klinikën e Nefrologjisë  (kont.tel. 070 387 054),  me qëllim që të shmangen kontaktet  me pacientët tjerë dhe të parandalohet përhapja eventuale e infeksionit.

– Pacientët me veshkë të transplantuar të cilët janë kthyer nga vendet e huaja duhet të kalojnë izolim 14 ditësh,  siç vlen edhe për popullatën e përgjithshme.

– Pacientët me veshkë të transplantuar  në Klinikën e Nefrologjisë të cilët do të kenë nevojë për ndonjë trajtim tjetër do të akomodohen në dhomë për izolim, pavarësisht pacientëve tjerë.

– Pacientët të cilët duhet të paraqiten  në spital ose institutin për ndonjë trajtim ose marrje të mostrës për COVID-19, duhet të mbajnë maska mbrojtëse.

Në kushte të pandemisë së shpallur me virusin COVID-19, njohuritë shkencore tregojnë se një numër i caktuar i pacientëve me sëmundje tjera(diabet, tension të lartë, sëmundje kardiovaskulare dhe të veshkëve) janë më të ndjeshëm  ndaj COVID-19 dhe mund të zhvillojnë  sëmundje më serioze. Pikërisht për atë,  potencon Ministria e Shëndetësisë, nga vlera e jashtëzakonshme është respektimi i rekomandimeve profesionale për mbrojtje dhe parandalim nga virusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se sipas njohurive të deritanishme, nga pacientët të cilët zhvillojnë  infektim serioz me koronavirusin dhe kanë nevojë për hospitalizim, sëmundje të veshkëve janë regjistruar te 25-50 për qind prej tyre,  ndërsa manifestohen me sekretim  më të madh të proteinave dhe  qelizave të kuqe të gjakut në urinë. Vetëm një përqindje e vogël  e pacientëve (më pak se 15 për qind) zhvillojnë zvogëlim  në funksionin e veshkëve, përkatësisht dëmtim akut të veshkëve. Deri tani nuk është evidentuar dëmtim afatgjatë te pacientët të cilët janë shëruar  nga forma e rëndë e  koronavirusit me pasoja  të funksionit të veshkëve./MIA