Regjistrohen dy viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve janë regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 460 teste të realizuara. Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë: Shkup 3, Kumanovë 2, Prilep 3, Tetovë 6, Veles 2 dhe Manastir 1.

Ndërsa gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 2 pacientë të infektuar me Covid-19. Në Klinikën për sëmundje infektive ka humbur jetën një pacient nga Shkupi, 89 vjeçar, i shtrirë në spital më 4 maj. Në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë pacienti nga Velesi, 72 vjeçar i cili ka qenë i shtrirë në spital që nga 1 prilli.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 16 pacientë të shëruar, edhe atë, 7 në Shkupi, 6 në Kumanova, 2 në Prilepi dhe 1 në Veles.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 1740, numri i të shëruarve ka arritur në 1251 janë shëruar, 97 kanë humbur betejën me virusin.

Për momentin në vendin tonë ka 392 raste aktive me Covid-19./TV21