Regjistrohen 422 shkelje për mos mbajtjen e maskës!

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit (09/10.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 422 shkelje për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse kundër Covid-19.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga virusi korona.