Vazhdojnë përplasjet për propozim-ligjin pët regjistrimin e popullsisë. Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi anulloi seancën e sotme për këtë çështje. Arsyetimi i tij është se nuk ka pasur mundësi të sigurojë një përfaqësues të Bashkimit Evropian, pasi që në të njëjtën seancë është dashur të diskutohet edhe për Raportin e progresit. Me këtë propozim-ligj janë respektuar të gjitha standardet e BE-së dhe Eurostat-it. Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski thotë se ata qytetarë që jetojnë jashtë shtetit më shumë se 1 vit, do të kenë mundësi të regjistrohen në rrugë online permes një aplikacioni.
“Mundësia që shtetasi tanë që janë jashtë vendit më shumë se një vit, të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë, nuk është shkyçur e as që ka qenë e shkyçur. Ne për fat të keq në vitin 2002 dhe në vitin 2011, me ligjin për regjistrimin e popullsisë nuk dhamë mundësi që këta persona të evidentohen. Megjithatë regjistrimi i tyre nuk do të thotë që në mënyrë automatike ata do të jenë pjesë e kategorisë më të rëndësishme – popullsia e përgjithshme apo rezidente”, u shpreh Apostoll Simovski nga Enti Shtetëror për Statistika.
Mundësia për manipulim është e vogël thonë nga enti. Kjo për shkak se softueri është i sofistikuar dhe nuk lejon regjistrimin e dyfishtë të një numri të vetëm amze.
Por pushteti dhe opozita asesi të qetësohen. VMRO-DPMNE evidenton se nëse ligji për regjistrim nuk sillet me procedurë të rregullt por me procedurë të shpejtë dhe më flamur evropian, ata do të thirrin në bojkot.
“Ka momente që tregojnë se në mënyrë të fshehtë “shverc” është përpiluar teksti, posaçërisht kur e dimë se në opinion disa herë janë ngritur, të mos them, tensione mes partive”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Qëndrimi i VMRO-së për LSDM-në nuk është befasues, sepse sipas tyre opozita maqedonase është dëshmuar disa herë për sjelljet e saj defetiste sidomos kur bëhet fjalë për çështje të mëdha.
“Pres që edhe VMRO-DPMNE-ja të inkurajohet dhe të heq dorë nga qëllimi për bojkot. Ekziston mënyrë që si në kuadër të Kuvendit, grupeve për negocim dhe partive, të diskutohet për këtë”, theksoi Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja.
Deri në fund të javës nga Enti për Statistika paralajmëruan zhvillim takimesh me të gjitha grupet parlamentare ku do tu sqarohet në detaje ligji për regjistrimin e popullsisë. Ndërkaq fundi i muajit për entin nënkupton përmbylljen e fazave dhe sjelljen e ligjit nga ana e Kuvendit.
Përgatiti: Agron Vrangalla
