Regjistrimi do të nis në prill të vitit 2021, paralajmëron Kryeministri Zaev

TË FUNDIT

Nuk do të ketë shtyrje të re të regjistrimit, ai do të zbatohet në prill të vitit 2021, është i vendosur kryeministri Zoran Zaev.

“Regjistrimi do të kryhet në vitin 2021. Dhe pikë. Ne e shtymë atë për në vitin 2020 për 2021 me kërkesë të opozitës edhe para se të shfaqej Kovid-19. Ne si vend zhvilluam aktivitete më komplekse, më të komplikuara në terren, siç janë zgjedhjet, regjistrimin mund ta kryejmë në prill. Ai punohet sipas standardeve dhe menaxhimit të Eurostat. Atë e zbatojnë institucionet. Në vendin tonë, është Enti shtetërore i statistikave”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se regjistrimi është parashikuar në Buxhet, i cili do të thotë edhe personel shtesë.

“Enti i statistikave dhuroi kompjuterët e saj të vjetër për arsimin. Ata ishin të përdorshëm, me funksionalitet të plotë, prandaj bëhet furnizimit i pajisjeve të reja, të cilat duhet të jenë pjesë integrale e regjistrimit dhe digjitalizimit të përgjithshëm të të dhënave, të cilat janë shumë të rëndësishme për të gjitha institucionet”, tha Zaev.

Enti shtetërore i statistikave blen 5.650 laptopë për regjistrimin e ardhshëm në prill të vitit 2021.