Regjisori fitues i Oskarit, Paul Haggis, duhet të paguajë të paktën 7.5 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi u shpall përgjegjës për përdhunimin e një gruaje. Zonja Breest e cila është një nga pesë gratë që akuzuan skenaristin kanadez për veprime të padëshiruara që datojnë që nga viti 1996, tha se ishte mirënjohëse që gjykata zgjodhi të ndiqte faktet.
69 vjeçari, i mohon akuzat dhe është zotuar të vazhdojë, me ekipin e tij, të luftojë për të pastruar emrin. Teksa doli nga gjykata i shoqëruar nga tre vajzat e tij të rritura, shkrimtari i “Million Dollar Baby” dhe “Crash” tha se ishte shumë i zhgënjyer nga gjykimi.
Në vitin 2017, zonja Breest, një publiciste, e paditi zotin Haggis, duke thënë se ai e kishte përdhunuar atë në shtëpinë e tij në lagjen SoHo të qytetit të Nju Jorkut katër vjet më parë.
