Rebalans për rimëkëmbjen e ekonomisë! Opozita me kritika: Ndihmë për korrupsion dhe ryshfet parazgjedhor

TË FUNDIT

 

Me rebalansin e buxhetit të ardhurat janë ulur për 11.5 për qind, gjegjësisht do të ketë 25.5 miliard denarë më pak nga e planifikuara. Nga ana tjetër, shpenzimet janë rritur për 50 milionë euro. Vrima në buxhet planifikohet të rritet për 470 milionë euro, gjegjësisht, do të jetë 750 milionë euro, ose 6.8% nga Prodhimi Bruto Vendor.  Zëvendësministrja e Financave nga radhët  BDI-së, Shirete Elezi, thotë se qëllimi kryesor i këtij rebalanci është rimëkëmbja e ekonomisë vendore dhe ruajtja e vendeve të punës.

“Targeti kryesor apo motoja e rebalansit të buxhetit është rimëkëmbja e ekonomisë vendore dhe ndihmës e të gjithë atyre kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe kompani që janë të orientuara për eksport dhe mbi të gjitha konsumin privat dhe ndihmesën e të gjithë qytetarëve të kategorive sociale, atyre që do të ngelin pa punë si rezultat i krizës, pagesën në kohë të pensioneve dhe mos zvogëlimin e administratës e kështu me radhë”, tha Shirete Elezi, zv/ministre e  Financave.

Edhe Fatmir Bytyqi thotë rebalansi i buxhetit ka një qëllim, rimëkëmbjen e ekonomisë vendore.

 Rebalanci i buxhetit   për 2020 ka vetëm një qëllim të qartë edhe atë të përshpejtoje procesin e rimëkëmbjes se ekonomisë maqedonase nëpërmjet financim të masave për tejkalimin  e pasojave nga kriza e virusit korona. Shumë më  e rëndësishme është që ky rebalanc do të mundësoje transformim të shpejtë por edhe rritje të konkurrencës në ekonominë vendore”, deklaroi Fatmir Bytyqi, komisioni për Financa LSDM.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se me këtë rebalans Qeveria demantoi vetveten.

“Me ketë̈ rishikim Qeveria e demanton veten në të gjitha skenarët që i paraqitën deri më tani. Zvogëlimin i të hyrave buxhetore në skenarin më optimist të ministrisë së Financave parashihte zvogëlim  prej 20%, ndërsa të njëjtët janë̈ planifikuar me zvogëlim vetëm për 11,5%. Edhe pse u  paralajmërua rritje dhe dinamizim i investimeve kapitale më se të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike, përsëri  sakrifikuan, duke u zvogëluar me 4.2 miliardë denarë, ndërkohë që shpenzimet vijuese rriten për 9.6 miliardë denarë”, tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët.

Me kritika doli edhe partia tjetër opozitare VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se ky rebalans i buxhetit, Qeverisë do t’i ndihmoje për korrupsion dhe ryshfet parazgjedhor.