“I hedh poshtë plotësisht pretendimet për dyshim për kryerje të veprës penale në lidhje me prokurimin publik të autobusëve elektrikë në Strumicë”, thuhet në reagimin e Kostadin Kostadinovit, publikuar në rrjetet sociale. Ai thekson se projekti, i cili është me rëndësi strategjike për komunën e Strumicës dhe nga i cili sot të gjithë banorët përfitojnë qartë në aspektin ekonomik, ekologjik dhe të qarkullimit, është iniciuar procedurialisht nga Komuna, është miratuar nga Këshilli i Komunës së Strumicës, me udhëzime të qarta për formimin e Ndërmarrjes Publike të Transportit, realizimin e prokurimit të autobusëve dhe zbatimin e projektit. Në fund, Kostadinov shton se qëndron në dispozicion të të gjitha organeve dhe institucioneve kompetente për zbardhjen e rastit.
