Reagon ASh për trotinetët e MPJ! “Nuk mund t’i mbuloni veturat luksoze me trotinetë për të punësuarit”

TË FUNDIT

Për trotinetët elektrik të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka reaguar opozitarja Aleanca për Shqiptarët. Nga ASh thonë se ky është vetëm një mashtrim parazgjedhor i BDI-së para zgjedhjeve lokale. “Blerja e disa trotinetëve për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është vetëm një tentim për të mbuluar luksin e funksionarëve të BDI-së, ndërkohë  që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellur diplomacinë dhe procesin integrues në gjendje kolapsi, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.