Reagime të ashpra pas intervenimit të MPB-së! Spasovski: Në Vevçan nuk ndodhi asgjë spektakolare

TË FUNDIT

Reagime të ashpra në opinionin publik lidhur me intervenimin e policisë gjatë karnavalit në Vevçan. Edhe pse nuk kishte organizim zyrtar, megjithatë shumë qytetarë të Vevçanit, me maskat e tyre në festën Vasillicë, dolën në rrugë për ta mbajtur karnavalin tradicional. Për shkak të masave të detyrueshme në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit të koronavirusit, respektivisht për shkak të ndalesës për grupime, pjesëtarët e MPB-së me intervenim. Atje ishte edhe Njësiti për Shpërndarje të Shpejtë. Edhe pse kishte reagime nga opinioni publik, por edhe nga opozita, megjithatë ministri Spasovski tha se në Vevçan nuk ka ndodhur asgjë spektakolare. Siç thotë ai, pjesëtarët e MPB-së kanë vepruar në pajtueshmëri me urdhrat dhe protokollet që janë fuqi e të cilat kanë të bëjë me ndalesat e miratuara për grupim.


“Në karnavalin e Vevçani nuk ndodhi asgjë spektakolare. Ne biseduam me Repartin për Parandalim që të mos organizohen tubime masive. Angazhimet dhe marrëveshjen tona nuk u respektuan. Por, atje ndodhi një situatë, ku dikush për arsye politike donte të shkaktojë incident dhe sensacionalizëm në opinion publik”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.


Megjithatë sipas opozitares VMRO-DPMNE intervenimi i policisë dhe ndërpritja e, siç thonë karnavalit shekullor, është skandal.


“Ndërpritja e karnavalit në Vevçan nga ana e Oliver Spasovskit është hipokrizia. Nuk ka asnjë bazë arsyetimi që të rrahësh pjesëmarrës të maskuar në karnaval, veçanërisht në karnavalin e Vevçanit ndërsa të heshtësh për ahengjet që i bënin funksionarët e LSDM-së në Shtip, në ahengjet në mes të Shkupit nëpër lokalet nga ana e njerëzve të afërm të pushtetit, për festime të ditëlindjeve nëpër institucionet, për dhjetëra shembuj të tjerë për shkelje dhe për grupime”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Menjëherë pas intervenimit të policisë, nga SPB-ja Ohër arriti kumtesë ku thuhet se krahas marrëveshjes së arritur paraprakisht në tre takime me personat e përfshirë në organizimin e këtij manifestimi që të respektohen masat dhe të mos ketë grupime, një grup i madh qytetarësh janë mbledhur në Vevçan, pa i respektuar masat, andaj duhej të intervenonte policia. Prej atje thanë se pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresa adekuate. Paraprakisht, shoqatat  Mëhalla  e sipërme dhe e poshtme nga Vevçani hoqën dorë nga organizimi i karnavalit të Vevçanit i cili tradicionalisht thuajse 15 shekuj mbahet më 13 janar. Vendimin e kanë sjellë me qëllim mbrojtje e popullsisë nga përhapja e virusit.