Mickoski: Mund ta bëjmë diaspora të votojë me postë! LSDM kundërshton, Levica kritikon Kodin Zgjedhor

TË FUNDIT

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se, përveç votimit elektronik, diaspora mund të votojë edhe me postë, duke theksuar se kjo praktikë zbatohet në shumë vende të Evropës dhe botës. Sipas tij, qëllimi është të mundësohet pjesëmarrje sa më e madhe e mërgatës në zgjedhje. Duke komentuar kundërshtimet e LSDM-së dhe Levicës ndaj votimit elektronik, Mickoski tha se Qeveria është e gatshme të pranojë çdo zgjidhje që këto parti propozojnë, me kusht që diasporës t’i garantohet e drejta për të votuar.

https://www.youtube.com/watch?v=iTJ4hkWkU-w

“Mund ta bëjmë me postë, kemi dhjetëra shembuj të tillë në Evropë dhe në botë. Do ta pranojmë edhe këtë, vetëm për të siguruar një numër më të madh votash nga diaspora jonë, sepse diaspora është shumë e rëndësishme për ne për arsyen e thjeshtë se remitancat që diaspora dërgon në atdheun e saj janë të mëdha. Ne po lutemi si Qeveri, kemi ambicien ta kthejmë diasporën në shtëpi”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Për këtë reagoi opozitarja LSDM duke thënë se VMRO ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve, prandaj po nxit mashtrimin zgjedhor. Nga LSDM thonë se qëndrimet e partisë mbi Kodin Zgjedhor janë parimore dhe të qarta: nuk do të pranojmë zgjidhje që hapin hapësirë për manipulim zgjedhor dhe grabitje zgjedhore.

“Të vetëdijshëm se po humbasin vota dhe mbështetje midis qytetarëve, tani po përpiqen të kompensojnë votat e humbura në vend përmes një sistemi pa mekanizma të mjaftueshëm për kontroll, verifikim dhe garantim të fshehtësisë së votës. Kjo është arsyeja pse VMRO po përpiqet të shtyjë me forcë dhe në mënyrë të kontrabanduar votimin elektronik në diasporë, edhe pse nuk supozohet të zbatohet deri në vitin 2029”, thonë nga LSDM.

Ndërsa deputeti i Levicës Amar Meçinoviq deklaroi se bllokimi i Kodit të ri Zgjedhor është rezultat i një marrëveshjeje të gjatë politike midis partive më të mëdha për të ruajtur modelin zgjedhor që, sipas tij, u sjell atyre përfitimin më të madh. Sipas Meçinoviq, LSDM do të bëjë gjithçka, do të luajë me djallin, do të luajë me Mickoskin, në mënyrë që i njëjti Kod Zgjedhor të mbetet nën kërcënimin e kolapsit të plotë në zgjedhjet e ardhshme.

“Asnjë vend, asnjë demokraci, nuk mund të lejojë që një subjekt politik të marrë pjesë normalisht në zgjedhje dy herë radhazi. Dhe me Kodin Zgjedhor aktual që as nuk ju përfaqëson siç duhet, sepse nuk ka një njësi zgjedhore, as nuk mundëson zgjedhje të ndershme, sepse Levicës do t’i jepet një hendikep, me këtë Kod Zgjedhor që do të kërkojmë, ai Kod Zgjedhor do t’i përshtatet si VMRO-DPMNE-së ashtu edhe LSDM-së”, u shpreh Amar Meicinoviq, deputet i Levicës.

Përndryshe, Kodi Zgjedhor mbetet pjesë e agjendës reformuese që ende nuk është miratuar. Euroambasadori Mihalis Rokas dje deklaroi se propozim-teksti është i mirë, por theksoi se nevojitet vullnet politik nga partitë për të tejkaluar mosmarrëveshjet.