Reagime për pllakën e Nënë Terezës, Shilegov: Është në pronë private, s’mund të investohet! Asani i pakapshëm

TË FUNDIT

Pllaka përkujtimore e Shën Nënë Terezës e shkruar në 3 gjuhë, por me fonte të ndryshme. Artistë dhe njohës të mirë të jetës dhe veprave të humanistes shqiptare, reaguan pas siç thonë, nuk duket mirë për syrin. Njëri prej atyre që ka reaguar është edhe artisti Blerim Grubi, i cili tha se pllaka është improvizim i keq dhe se duhet urgjent të largohet e të rregullohet si duhet.

“Ajo pllakë nuk është e mirë të vendosur ashtu sepse është e shkruar në tre gjuhë të ndryshme, shqip, anglisht dhe maqedonisht në mënyrë të ndryshme dhe është një improvizim i bërë për atë pllakë. Një personalitet si Nënë Tereza nuk guxojmë të bëjmë një gjë të tillë vetëm ta shënojmë dhe ta vendosim ashtu pa një arkitekturë të bukur që të duket bukur dhe jo vetëm ashtu të kalohet në atë mënyrë.02.12 Ku të shkosh në botë po e përmendë emrin e Nënës Terezë, të gjithë e njohin kurse tek ne kështu me improvizime nuk guxojmë të shkojmë”, deklaroi Blerim Grubi, artist.

Reagime kishte edhe për atë se përse pllaka nuk është financuar nga Institucionet shtetërore.
Për këtë disa herë tentuam ta pyesim Drejtorin e ITSHKSH Skender Asani, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve tona.
Përgjigje dha i pari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Tha se pllaka përkujtimore e Nënës Terezë gjendet në tokë private dhe dhe se për këtë arsye nuk mund të investohen para publike në të.

“Në si Qytet i Shkupit kur bëhet fjalë për tokë shtetëror nuk mund të harxhojmë para publike sidomos kur nuk kemi mirëkuptim nga ana e pronarit Amadeus Group nga Tirana për domethënie e lokacionit konkret. Unë i thërras që organet e drejtësisë t’i përshpejtojnë procedurat për përfundim të lëndëve dhe qëllimi kryesor është që ajo hapësirë përsëri të kthehet në tokë publike sepse mendoj se nuk është e logjikshme që dikush të shesë qendrën në qytetin tonë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Me që nuk deshi të prononcohet, Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, lëshoi një komunikatë për media, përmes së cilës sqaroi se pse është vendosur në pllakë emri i investitorit Enver Maliqi.

Siç thonë nga Instituti ajo është bërë për shkak të një lloj garancie që ka dhënë i njëjti, duke qenë edhe zëvendëskryetar i Qytetit të Shkupit.

Megjithatë nga Instituti shtojnë se investitori Maliqi pas reagimeve të shumta ka kërkuar që t’i hiqet emri nga pllaka për të mos nxitur debat në opinionin publik.