Reagim ndaj fyerjeve dhe fjalorit të zyrtarëve të lartë

TË FUNDIT

Fyerjet dhe fjalori që po përdorin së fundi zyrtarët e lartë shtetërorë tregojnë për mungesën e debatit politik në vend, si dhe papjekurinë politike të drejtuesve shtetërorë. Kështu vlerësojnë analistët politikë, duke iu referuar fyerjes së fundit që ia bëri lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Murat Mehës. Shembull më të mirë se Haradinaj nuk ka dhënë as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili javë më parë e ofendoi deputetin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, vlerësojnë analistët politikë./21Media