Reagim i ashpër i Gërkovskës: Gjykata e Apelit t’u sqarojë qytetarëve se pse e shfuqizoi aktvendimin

TË FUNDIT

Zv/kryeministrja për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska reagoi ashpër pasi Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktvendimin për Target-Fortesë që e hapi PPS-ja lidhur me përgjimin masive. Me dozë të madhe të shqetësimit e mora informacionin se Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar aktvendimin për Target-Fortesë, ku përmes abuzimit të pozitës zyrtare, në mënyrë masive janë përgjuar mijëra qytetarë tanë. Edhe më të shqetësuar janë informacionet se për shkak të vendimmarrjes së jo përditësuar të gjykatësve, mund të vjetërsojë vepra që do të thotë shkelje e të drejtave të njeriut që i garanton Kushtetuta. Gjykata e Apelit ka detyrë para qytetarëve që në mënyrë të detajuar dhe transparente ta sqarojë këtë vendim për të cilin ka dyshim se nuk shkon në drejtimin e sundimit të së drejtës dhe barazimit para ligjit, tha Gërkovska