Ravançi: Në rast të sanksioneve të reja të KB-së kundër Iranit të gjitha mundësitë janë të hapura

TË FUNDIT

Ambasadori iranian në KB, Maxhid Ravançi, deklaroi se beson se votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurisë nuk do të ketë sukses për vazhdimin e embargos për armë të Teheranit.

Ai paralajmëroi se atëherë do të jetë gabim i madh nëse administrata e presidentit amerikan Donald Tramp sërish kërkon sanksione të KB-së kundër Iranit.

Ravançi tha se me rivendosjen e sanksioneve, marrëveshja bërthamore nga viti 2015 mes Iranit dhe forcave të mëdha do të ndalojë të vlejë edhe Teherani do të lirohet nga të gjitha obligimet.

“Nëse ndodh kjo… Të gjitha mundësitë për Iranin do të hapen”, tha ambasadori.

Përfaqësuesit amerikanë paraprakisht deklaruan se vazhdimi i embargos për armë e Iranit është prioritet për Uashingtonin.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA eskaluan pasi Trampi në viti 2018 në mënyrë unilaterale i tërhoq SHBA-në nga marrëveshja bërthamore dhe sërish vendosi sanksione të ashpra për Teheranin./MIA