Rasti “Mijallkov” aktivizon Këshillin Gjyqësor/ Do të shqyrtohen “Alfa”, “Thesari”, “Target-Fortesa” “Transportuesi”

TË FUNDIT

Target-Fortesa, Thesari, Transportuesi dhe rasti Alfa janë 4 lëndët për të cilat Këshilli gjyqësor do të kryej kontroll në gjykatën e Apelit. Ky është epilogu nga seanca urgjente e Këshillit gjyqësor që u mbajt sot për shkak të shfuqizimit të aktgjykimit për lëndën “Target-Fortesa”.

“Vlerësoj se pikërisht Këshilli gjyqësor ka kompetenca të kontrolloj nëse trupi gjykues ju ka dhënë prioritet lëndëve tjera, a është zvarritur procedura, e sidomos a ka vepruar gjykatës tek i cili është konstatuar se ka përmbushur kushtet për pensionim, kur është marrë vendimi”- deklaroi Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Nga gjithsej 12 anëtarë të Këshillit gjyqësor, vetëm gjykatësi Sasho Gjorgjievski mori fjalën për të kërkuar llogari se përse mbi lëndën Target-Fortesa nuk është vepruar për 1 viti.
“Për çfarë arsye në periudhën e kaluar, pra një periudhë të gjatë kohore kjo lëndë nuk është vendosur për veprim ose zgjidhje të lëndës. Ka arsye të cilat duhet t’i vërtetojmë me precizitet”- tha Sasho Gjorgjievski, Anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Gjykatësja Mirjana Radevska-Stefkova, Meri Radevska dhe Tanja Çaçarova-Ilevska do të kontrollojnë gjykatësit e Apelit që kanë vepruar mbi këto lëndë nëse eventualisht me qëllim është bërë zvarritja e lëndëve në fjalë. Koordinatorja e Gjykatës së Apelit-Shkup Tanja Çaçarova-Ilevska tha se nga ky kontroll nuk do të bëhet asgjë përveç asaj që është bërë deri tani nga kontrollet e rregullta mujore.
“Nga kontrolli jonë mund të dale vetëm kjo, të shohim se trupi gjyqësor në këtë periudhë, sa lëndë kanë pranuar, si janë zgjidhur lëndët, me çfarë dinamike lëndët e pranuara janë punuar dhe të shohim nëse ka zvarritje të qëllimshme të lëndëve të përmendura”- pohoi Tanja Çaçarova-Ilevska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Ndërkaq gjykatësja Çaçarova-Ilevska u mundua t’ju dalë në krah kolegëve të Apelit duke theksuar se kjo gjykatë ka lëndë voluminoze dhe komplekse.
“Gjykata e Apelit në Shkup është gjykatë që ka lëndët më komplekse dhe me vëllim më të madh. E dimë se si është gjendja me numrin e gjykatësve sipas sistematizimit dhe përmbushjes së vendeve të punës. Të gjitha këto janë fakte që nuk mund t’i mohojmë. Se sa zgjasin procedurat varët edhe nga këto kushte”- pohoi Tanja Çaçarova-Ilevska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Për të shqyrtuar edhe lëndën Alfa kërkoi zv/kryetari I Këshillit gjyqësor Selim Ademi. Në lëndën “Target-Fortesa” Sasho Mijallkov u dënua me 12 vite burg për përgjim masiv, ndërsa në lëndën “Thesari” Mijallkov u dënua me 8 vite burg për prokurim të jashtëligjshëm të pajisjeve për përgjim.