Rasti i parë në Kosovë, ministrja sjellë në jetë fëmijën gjatë mandatit

TË FUNDIT

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë nënë për herë të tretë.

Familja e ministres sot u bekua me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Andrra.

Lajmin e ka konfirmuar burri i Albulenës, Alban Krasniqi me një fotografi dhe një mbishkrim ku i uroi mirë se ardhje vajzës.

“Të gëzuar dhe mëse të lumtur. Andrra erdhi në jetë”, ka shkruar ai. Andrra është vajza e parë në familje, çifti ka edhe dy djem.

Ky është rasti i parë në Kosovë që një ministre bëhet nënë gjatë mandatit./21Media