Fansat në pritje, Bertan Asllani hesht për koncertin në Shkup

TË FUNDIT

Teksa po afrohet data e koncertit të shumëpritur të Ylli Limanit në Shkup, vëmendja e publikut është përqendruar te emrat që do t’i bashkohen artistit në skenë.

Një prej tyre është edhe Bertan Asllani, për të cilin është folur shumë ditët e fundit. Burime të RTV21 bëjnë të ditur se Bertan Asllani deri më tani nuk ka deklaruar asgjë lidhur me koncertin.

Artisti nuk ka reaguar përmes rrjeteve sociale apo me një deklaratë zyrtare, duke lënë fansat në pritje të një konfirmimi.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vijim artisti do të konfirmojë praninë e tij ose do të ketë një njoftim nga organizatorët./21Media