Inteligjenca artificiale ka pasur një zhvillim të vrullshëm nga teknologjia eksperimentale në aplikacionet e botës reale, teksa liderët e industrisë shfaqën zgjidhje të reja të fuqizuara nga AI-ja për qytetet, bizneset dhe konsumatorët në Konferencën e 25-të të Internetit të Kinës në Pekin.
E mbajtur nga 8 deri më 10 korrik, konferenca theksoi se si agjentët e AI-së, modelet e mëdha gjuhësore dhe teknologjitë e të ashtuquajturve “binjakë digjitalë” po integrohen në sektorë që shkojnë nga qeverisja urbane dhe prodhimi industrial deri te shitja me pakicë dhe shërbimet publike.
Wu Hequan, një anëtar i Akademisë Kineze të Inxhinierisë, tha se teknologjitë vendase të AI-së po riformësojnë vetë internetin.
Ndërsa modelet e mëdha gjuhësore shkëlqejnë në arsyetimin e përgjithshëm, agjentët e AI-së janë krijuar për të kryer detyra specifike, kështu që ekosistemet e ardhshme digjitale do të mbështeten gjithnjë e më shumë te bashkëpunimi ndërmjet agjentëve të shumtë inteligjentë në vend të sistemeve të izoluara të AI-së.
foto nga VCG
Sipas Wu, përmbajtjet e prodhuara nga AI pritet të përbëjnë rreth 60 % të trafikut global të internetit deri në vitin 2030, ndërsa shërbimet e agjentëve të AI-së po bëhen burimi kryesor i ndërveprimeve të bazuara në njësinë më të vogël të tekstit. Ndryshimi, tha ai, do të kërkojë që infrastruktura e internetit të evoluojë drejt gjerësisë së brezit më të lartë, vonesës më të ulët dhe aftësive më të forta kompjuterike.
Në konferencë gjithashtu u demonstrua se si AI po vendoset në skenarët e përdorimit. Asistentët digjitalë po mbështesin bashkëpunimin në zyrë dhe shërbimet ndaj klientit, ndërsa sistemet e inspektimit të fuqizuar nga AI po përmirësojnë operacionet industriale. Teknologjitë e binjakëve digjitalë po mundësojnë menaxhimin më efikas të trafikut, përmirësimin e energjisë dhe mirëmbajtjen e ndërtesave, duke u ofruar menaxhuesve të qytetit mjete vizualizimi dhe vendimmarrjeje në kohë reale.

Ndërsa përfaqësuesit e industrisë theksuan gjithashtu se inovacioni i AI-së po krijon vlerë të matshme ekonomike.
Në konferencë, përfaqësuesi nga platforma kineze e videove të shkurta “Kuaishou” tha se modeli i tij i prodhimit të videove të fuqizuar nga AI dhe platforma digjitale e transmetimit të drejtpërdrejtë njerëzor kanë ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme të rrisin vlerën bruto ditore të mallrave, duke ulur ndjeshëm kostot e marketingut. Platforma kineze e shitjes me pakicë në intermet “Taobao” pranë grupit “Alibaba” raportoi se agjentët e AI-së po trajtojnë gjithnjë e më shumë kërkesa komplekse për blerje, duke kaluar përtej kërkimeve tradicionale të bazuara në fjalë kyçe në shërbimet e konsumatorit të orientuara drejt detyrave.
