Me deklaratat e ekspertëve në gjykatën e Strugës vazhdoi gjykimi për lehonën nga Dibra. Mjekja Biljana Janevska, është marrë në pyetje nga prokurori, me ç’rast avokati mbrojtës tha se në dokumentacionin mjekësor nuk ka asnjë provë apo të dhënë që lehonës i është bërë një ekzaminim gjinekologjik për të parë se ku po humbiste gjak, që më pas të kryhen intervenime kirurgjike. Në të dy raportet e ekspertëve thuhet se janë bërë vizita në mëngjes, por në dokumentacion apo raport mjekësor nuk thuhet se ajo ka pasur gjakderdhje. Mjekja thotë se nuk kanë të dhëna që është bërë ekzaminim, por as nuk pohojnë se nuk është bërë. E fakti i dytë që është se në lidhje me arterien renale të majtë të dëmtuar gjatë prerjes cezariane, sepse ajo nuk u diagnostikua asnjëherë me sëmundje të enëve të gjakut që do të çonin në plasje spontane të arteries. I pa kënaqur nga seanca e sotme është edhe avokati i të dëmtuarës i cili thotë se sipas të gjitha gjasave shihet se nga janë duke shkuar gjërat.
“Në ekspertizë qëndron se të gjithë pjesëmarrësit në një operacion, largimi i të gjithë atyre organeve dhe pesha mbi shërimin e pandërgjegjshëm bie mbi të gjithë pjesëmarrësit, në vetë ekspertizën flitet për gjinekologët, anesteziologët për të gjithë, emrat dhe mbiemrat janë në vetë lëndën e prokurorisë kush dhe si ka vepruar, unë pres ta dëgjojmë këshillin teknik të mbrojtjes”, Sasho Janev, avokat i dëmtuar.
Jalldëz Veaposka, lehona e cila pretendon se ju hoqën disa organe, thotë se në këtë seancë dhe në ekspertizë u fol vetëm për një organ të hequr, por ajo kujtoi se ka edhe 3 organe tjera të larguara që nuk janë futur në ekspertizë.
“Ata u kapën vetëm për veshkën, por dua t’i rikujtoj prokurorinë dhe avokatët dhe deri tek të gjithë se tek unë nuk është nxjerrë vetëm veshka por edhe mitra është nxjerrë dhe për atë nuk u fol aspak pse ajo është nxjerrë dhe pse unë tanimë nuk mund të bëhem nënë dhe nuk mund të kem fëmijë tjerë, u fol vetëm për veshkën dhe arterien por nuk u fol si është dëmtuar mitra, vezoret dhe pse janë larguar ata organe?”, Jalldëy Veaposka, e dëmtuar.
Të akuzuar janë ish-drejtor i Spitalit të Strugës mjeku Muhamed Asani, i cili është shkarkuar pikërisht për këtë rast. I akuzuari i dytë është djali i tij Blerton Asani si mjek-specialist në gjinekologji dhe e akuzuara e tretë mjekja Liljana Jovanoska. Ata akuzohen për krime të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Seanca e radhës është më 10 korrik në orën 10:00.
