Rasti i Gjokoviçit, kryeministri australian bisedon me Brnabiçin

TË FUNDIT

Teksa mbetet e paqartë nëse tenisti serb, Novak Gjokoviç, do të dëbohet nga Australia, kryeministri australian, Scott Morrison, ka realizuar një telefonatë me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

Sipas lajmeve të Korporatës Australiane të Transmetimeve, gjatë bisedës mes dy liderëve, Morrison deklaroi se kufizimet e udhëtimit të Australisë nuk përfshijnë diskriminim.

Sipas lajmit, Morrison i tregoi kryeministres serbe se si politika e mbrojtjes së kufijve të Australisë e mbrojti vendin gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas medias serbe RTS, kryeministrja Brnabiç u kërkoi autoriteteve australiane që të trajtojnë Novak Gjokoviçin në mënyrë të drejtë.

Brnabiç thuhet se ka deklaruar se Novak Gjokoviç nuk është lejuar të stërvitet, duke theksuar rëndësinë e kushteve të stërvitjes dhe përgatitjes fizike, duke pasur parasysh se turneu në Melbourne do të fillojë këtë fundjavë.