Avokatja e të dënuarit Agim Islami, Artene Iseni e ka cilësuar si skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore Penale për refuzim të kërkesës për rigjykim të rastit “Alfa”, me arsyetimin se nuk ka ekspert që mund ta vlerësojë ekspertizën e bërë në Serbi, përcjell TV21. Iseni thotë se pret që Apeli ta përmirësojë gabimin e Penales, përndryshe, paralajmëron se rastin do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.
“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që janë të parapara në ligjin e procedurës penale, kurse hapi i ardhshëm është ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Shkupit dhe shpresoj që Gjykata e Apelit, do ta përmirësojë gabimin e Gjykatës Penale. Të gjitha mundësitë ligjore do t’i konsumojmë, sipas ligjit në territorin e Maqedonisë, dhe hapi i mëtutjeshëm do të jetë Strasburgu, ku do të jetë dera ku ne do të kërkojmë drejtësi për Agim Islamin”, tha Artene Iseni, avokate e Agim Islamit.
