Rasti “300”, 9 vjet burg për Gjoko Popovskin

TË FUNDIT

Gjykata Penale shpalli vendimin për lëndën e quajtur “300”, me të cilën të akuzuarin Gjoko Popovski, bashkëpunëtor i Gordana Jankullovskës në MPB e dënoi me 9 vite burg si dhe shumë të konsiderueshme parash për harxhimet gjyqësore, ekspertizat dhe taksat përkatëse, raporton TV21.

Popovski akuzohej se ka ndikuar në tenderin për furnizim me 300 automjete për MPB-në, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej miliona denarëve. Lënda “300” ndiqej nga Prokuroria Speciale.