Raporti Global 2026, LSM: Situata e të drejtave të punëtorëve është përkeqësuar

TË FUNDIT

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thotë se Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave në Raportin Global të të Drejtave 2026 e ka renditur vendin sërish në vendin e 4-t ndër shtetet me shkelje më të rënda të të drejtave të punëtorëve.

Sipas Sindikatës, raporti këtë vit thekson edhe përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të punës dhe rritje të rasteve që kanë çuar në protesta. Po ashtu, ata akuzojnë për formim të sindikatave të ashtuquajtura “të verdha” nën ndikim politik dhe presion ndaj punëtorëve për t’u anëtarësuar në to.