Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të shtunën zhvilloi një takim më ndryshe nga ato që jeni mësuar ta shihni. Haradinaj takoi një rep-artiste mjaft të njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë, e muzikën e së cilës siç duket ai e preferon.
Fjala është për këngëtaren Loredana Zefi, me të cilën kryetari i AAK-së realizoi një imazh të bukur.
“Bota e tyre është e veçantë! Sot me Lorin.”, shkroi Haradinaj krahas fotografisë së publikuar në facebook, ku po merr komente dhe pëlqime të shumta./21Media

