Bebe Rexha ndez atmosferën me valle shqiptare, marton vëllain

TË FUNDIT

Bebe Rexha i është bashkuar festës së martesës së vëllait të saj, duke i dhënë edhe më shumë gjallëri atmosferës me një valle nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur duke kërcyer së bashku me disa vajza të tjera, teksa festonte krah të ftuarve dhe shijonte atmosferën festive gjatë mbrëmjes.

Bebe Rexha duket se është përfshirë plotësisht në festë, duke iu bashkuar valles dhe duke kërcyer nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare.

Për këtë ditë të veçantë, Bebe kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë të kaltër të hapur, që i jepte një pamje elegante dhe festive. Flokët e shkurtër i kishte lënë të lirë dhe të drejtë, duke e kompletuar paraqitjen me një stil të thjeshtë dhe elegant.

Në pamjet e publikuara nga dasma, këngëtarja shihet duke kërcyer me vajzat e tjera dhe duke shijuar atmosferën tradicionale shqiptare.

Festimi i martesës së vëllait duket se ka qenë një moment i veçantë për Beben, e cila nuk ka hezituar t’i bashkohet valles dhe muzikës shqiptare.