Ramkovska: Gjetëm para për të paguar, por një mesazh nga Gruevski ndryshoi gjithçka!

TË FUNDIT

Emell Ramkovska në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se gjetën para për të paguar borxhin, por një mesazh nga ish kryeministri Nikolla Gruevski ndryshoi gjithçka.

“Ne u përpoqëm t’i paguajmë, i gjetëm paratë, derisa arritëm në shifrën 9. Kishim miq, partnerë, biznesmenë të cilët komunikonim, ata ishin të gatshëm që të na ndihmonin. Njërit nga të afërmit tanë, i arriti një mesazh nga Nikolla Gruevski për t’u larguar, me çfarë fjalori, në çfarë mënyre dhe me cilat fjalë nuk jam e sigurt, por njeriu u tërhoq”, deklaroi Emell Ramkovkska në emisionin Click Plus në TV21.