Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar, erë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri 40 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, moti shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare do të përqendrohet edhe të mërkurën, ndërsa të enjten dhe të premten vende-vende do të ketë destabilitete me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të përforcuar dhe bubullima.
“Kohë pas kohe proceset do të jenë në formë të stuhisë, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie për disa gradë”, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
