Jetën ende e kemi nën bast dhe presim që të gjykohemi në mënyrë të drejtë, rrëfeu mbrëmë në Click PLUS, Emel Ramkovska, vajza e Velija Ramkovskit, i cili u gjykua në rastin “Rrjeti i merimangës”.
“Jetën e kemi nën bast, ne qëndruam në burg, dolëm – katër vjet jemi në të ashtuquajturën liri, ende presim që të gjykohemi në mënyrë të drejtë”, tha Emel Ramkovska.
Tha se ata kanë gjetur para për të paguar borxhin, por një sms porosi e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ka ndryshuar gjithçka.
“Ne bënim përpjekje që t’i paguajmë, i gjetëm paratë, derisa nuk arritëm tek shifra 9. Ne kishim miq, partnerë, biznesmen me të cilët komunikonim, ata ishin të gatshëm edhe me 9 të na ndihmojnë. Njërit prej të afërmeve tonë, i arriti sms porosi prej Nikolla Gruevskit që të largohet, me çfarë fjalori, në çfarë mënyre dhe me çfarë fjalësh, unë nuk jam e sigurt, por ai u tërheq. Këtu i thithëm të gjithë mundësitë që të gjejmë çfarëdo shume, për shkak se tashmë e kishim të qartë”, u shpreh Emel Ramkovska.
Ajo thotë se edhe pse tashmë më shumë se katër vjet janë në liri, aktvendimi i tyre është i bazuar në vetëm 10% të provave të marra nga A1. Shton se pa drejtësi për rastin e tyre, nuk mund të ketë reforma në gjyqësor.
Familja Ramkovski kërkon drejtësi edhe në gjykatën e Strasburgut. Vendim për këtë, siç thotë ajo, do të ketë për më së paku 5 vjet.
Është e patjetërsueshme që të tregojmë gatishmëri më të madhe në zgjidhjen e lëndëve, në vlerësimin e gjykatësve dhe të tregojmë gatishmëri në zbatimin e sundimit të së drejtës – tha ish gjykatësja në gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut – Strasburg.
“Si gjykatëse në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, pashë se në shumë shtet të BE ka shumë probleme. Një Itali si shtet, kur erdha në gjykatë, kishte më së shumti probleme me gjatësinë e procedurave”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska – ish-Gjykatëse në Strasburg.
Javën e kaluar në opinion u publikuan bomba të reja në të cilat thuhet se zbulohet prapavija politike e rastit me mbylljen e A1. Në lidhje me atë se a do të ketë rishqyrtim të rastit gjyqësor me televizionin i dikurshëm A1, ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, tha se në gjyqësor do të bëhen reformat e nevojshme për rritjen e integritetit, përgjegjësisë dhe efikasitetit të gjykatësve dhe prokurorëve.
“Pikërisht për këtë, për shkak të nivelit të ulur të besimit dhe dyshimeve të shprehura në cilësinë e aktvendimeve gjyqësore të nënvizuara në raportet ndërkombëtare, paralelisht në gjyqësor do të zbatohen reforma për rritjen e integritetit, përgjegjësisë dhe efikasitetit të gjykatësve dhe prokurorëve”, thotë Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.
Në vitin 2011 pas më shumë se 18 vite, televizioni më i vjetër privat ndaloi së transmetuari program për shkak se AKE solli vendim të tillë, sepse kundër kompanisë u hap procedurë falimentimi. Pronari dhe disa bashkëpunëtor të tij ishin në paraburgim për shkak se ekzistonin dyshime bazë se kanë kryer veprën penale – fshehje e tatimit.
