Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin është mbledhur sonte.
Kanë shqyrtuar rezultatin zgjedhor të 19 tetorit.
Blerant Ramadani deklaroi se AKI-ja është fituese e zgjedhjeve dhe se censusi në Gostivar nuk është arritur për siç tha, pazareve të pushteti, mospastrimit të listët zgjedhore dhe numrit të madh të mërgimtarëve.
Ramadani është shprehur optimist se AKI-ja do të fitojë qytetet ku do të ketë votime.
“Unë jam i bindur se në raundin e dytë, pasi që asgjë nuk ka përfunduar, ne jemi në garë për qytetet. Do të thotë këtu e kemi qytetin e Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Strugës dhe ne synojmë që të gjitha qytetet si Aleancës Kombëtare për Integrim t’i fitojmë. Ajo do të jetë beteja që do ta përcaktojë fituesin në raundin e dytë”, tha Ramadani./TV21