Kreu i tifo grupit “Shvercerat”, Jusuf Ramadani në Click21 tha se KF Shkupi është rritur si klub dhe si rrjedhojë tifo grupi do të pëcjell vetëm ndeshjet e mëdha të klubit.
“Ne jemi rritur si klub. Ne po mendojmë ndryshe, si Shvercera, si grup, nëpër ndeshje të vogla nëpër katunde nuk shkojmë, vetëm në ndeshje të mëdha do të shkojmë. Kështu i kemi bërë planet. Dje kishim mbledhje me kryesinë. Veç në ndeshje të mëdha do të shkojmë, në ndeshje të vogla nuk shkojmë”, tha mes tjerash Ramadani.
