Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani në Daily Click në TV21, tha se nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje kulminante me ish-bashkëpatiakët, që siç tha, është takuar dhe ka pirë kafe me ta dhe shtoi se, me ASH-Sela kanë vepruar bashkë për 7 vite dhe kanë 7 herë më shumë arsye për t’i bashkërenditur aktivitetet me ta.
“Në këtë rast, ne nuk kemi mosmarrëveshje kulminante me ish-bashkëpartiakët tanë. Unë çdo herë kur i takoj në Parlament i përshëndes, bile edhe kam pirë kafe, kemi diskutuar, kemi debatuar. Unë e kam thënë edhe në paraqitje televizive. 7 vite kemi vepruar bashkë, 1 vit jemi kundërshtuar. 7 herë kemi më shumë arsye për t’i bashkërenditur aktivitetet sesa mos t’i bashkërendisim”, tha Ramadani në Daily Click.
