Rama thirrje BE-së: Fillojeni menjëherë procesin, thirreni seancën ndërqeveritare

TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama ka dërguar thirrje deri te Bashkimi Evropian, që menjëherë të nis procesin e nisjes së negociatave me Shqipërinë, pasi siç thotë, ka bindjen dhe argumentet se kushtet janë përmbushur prej kohësh.

“Them me bindje dhe me fakte, sipas meje natyrisht, sipas nesh se ne duhet të hapim prej kohësh menjëherë procesin dhe Bashkimi Evropian duhet ta zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese dhe duke e thirru konferencën ndërqeveritare”, tha Rama.

Por ai ka shtuar, se tërë kjo do të varet edhe nga ajo, se sa Bullgaria do të heqë veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e di a do të ndodh ose jo kjo, sepse kjo varet se sa do të arrijë të zgjidhet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe sa Bullgaria do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që ia ka vënë këtij procesi, në një forum, ku pa konsensus, nuk merret dot asnjë vendim”, ka shtuar më tej Rama./TV21