Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e vlerëson si akt shumë pozitiv lejen e qytetarëve për lëvizje nga Shqipëria në Serbi dhe anasjelltas vetëm me letërnjoftime. Rama në takimin online me Zaev dhe Vuçiq u shpreh i lumtur edhe për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunimi i cili do të rregullojë marrëdhëniet midis shteteve në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19, përcjell TV21.
