Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një deklarate për media ka njoftuar se “10 750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa 30 250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt.”
Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti- kovid.
Me anë të një deklarate për mediat, kryeministri Rama ka njoftuar se në Shqipëri 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Fajzer.
Më tej Rama ka shtuar se 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. Kryeministri Rama ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit, njofton Top Çanell.
“Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania Fajzer. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave nga Fajzer. 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit. 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit”, ka thënë Rama.
