Rama akuzon opozitën se me gënjeshtra për kolaps të spitaleve dëshiron të shkaktojë panik tek popullata

TË FUNDIT

Pas serisë së akuzave nga ana e opozitës për menaxhimin e keq të pandemisë me Kovid-19, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi rama u kundërpërgjigj me akuzë dhe mesazh tek qytetarët të mos bien pre e dezinformatave të opozitës.

Sipas tij, opozita qëllimisht plason informacione për gjoja kolaps në spitale, në mënyrë që të shkaktojë panik në mesin e popullatës sepse “me të vërtetë shpreson që diçka e tillë të ndodhë”.

“Ndjej neveri dhe përbuzje për shefat e opozitës që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Janë bërë zëdhënës të panikut, të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, duke dëmtuar moralin e mjekëve, infermierëve, ekspertëve që me shumë profesionalizëm udhëheqin në këtë front. Është e pajustifikueshme me sagjë që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps, çka nuk është e vërtetë. Që njerëzit dergjen dyshemeve, çka nuk është e vërtetë”.