Raketa në qendër të Kievit, Shkatërrohen disa godina, persona të bllokuar nën rrënoja

TË FUNDIT

E dielë me bomba në kryeqytetin ukrainas. Disa shpërthime u raportuan mëngjesin e së dielës në zonën historike të Shevchenkivskiy, në qendër të Kievit, ku gjenden një sërë universitetesh, restorante dhe galeri arti.

Bombardimet shkaktuan dëme të mëdha në një lagje rezidenciale, ndërsa një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat. Kryebashkiaku Vitaly Klitchko tha: “Godina është shkatërruar dhe persona kanw mbetur nën rrënoja. Ata janë gjallë dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin. Ka shumë tym dhe po bëjmë të pamundurën për t’i shpëtuar”.