Radhë të gjata në pikën e re për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin.
U hap në sallën e policisë në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” të Kisella Vodës, me qëllim përshpejtimin e nxjerrjes së dokumenteve me emrin e ri të shtetit, që duhet të bëhet deri më 12 shkurt 2024.
Po punon nga ora 8 deri në orën 18:00, me mundësi që të vazhdohet deri në orën 20:00.
Por nëse aplikimi dhe fotografimi po ecën shpejt, a do të bëhet shpejt edhe dhënia e dokumenteve?
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski u shpreh se qytetarët dokumentet do t’i marrin sipas radhës dhe parashikimeve ligjore.
“Në procesin e prodhimit nuk kemi ngecje të dokumenteve ose kërkesave që në vëllim më të madh, që të kemi shkelje afatesh. Andaj të gjithë në afatin e parashikuar ligjor do t’i marrin dokumentet. Ata që janë me procedurë të përshpejtuar dhe ata që janë me procedurë të rregullt”, pohoi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Ajo që ndihmoi për ndërtimin e kësaj pike, më saktë ndarëset në kabinat e improvizuara, është kompania “Brako” e ish zëvendëskryeministrit Angjushev, e cila ka fituar tenderët për spitalet modularë, përfshirë edhe atë të Tetovës, ndërsa ka dyshime se po kjo kompani është e lidhur me importin e mazutit toksik, çështje për të cilat ka raportuar IRL. I pyetur për këto, Spasovski tha se janë të gatshëm të mirëpresin donacione nga gjithkush.
“Çdo donacion që do të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve, të na mundësojë të përmirësohen kushtet, e kemi pranuar”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Për pritjet e gjata në këtë pikë, kritikoi opozitarja VMRO-DPMNE. Pamjen nga stancioni në “Prolet” e quajtën kaos se si LSD-ja me Oliver Spasovskin e shohin euiropianizimin.
“Ai i detyroi taksapaguesit të nxjerrin dokumente në një hangar, për t’i fotografuar, sikur të ishte Afganistani i pasluftës. Nuk ka sistem, nuk ka planifikim, por radhë dhe shtyrje. Është për të ardhur keq që Oliver Spasovski dhe MPB u paraqitën më dinjitet dhe respekt para 215 kriminelëve të botës kur i nxorën pasaportat, se sa para popullit maqedonas që paguan për to”, theksoi Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.
Pika është e përkohshme dhe do të mund të shfrytëzohet vetëm nga qytetarët me adresë në Shkup ose ata që e kanë paraqitur vendbanimin e tyre në kryeqytet. Përndryshe për dokumente personale vazhdojnë në funksionojnë edhe pikat e tjera si ajo në RTVM, Beko, Kisella Vodë dhe Gjorqe Petrov.
