Qindra mijëra njerëz presin të nderojnë për herë të fundit mbretëreshën Elizabeth II, teksa qëndrojnë prej orësh në radhë në pritje për t’iu afruar Westminster Hall.
Sipas BBC-së, në orët e mëngjesit të së premtes radha është 6.3 kilometra e gjatë ndërsa pritjet shkojnë deri në 9 orë.

Qytetarët me veshje kryesisht të errëta që hynë në hallin antik të Westminster, i ndriçuar nga llampadarë, fshinin lotët ose përkuleshin në shenjë respekti teksa kalonin pranë arkivolit me trupin e Mbretëreshës së ndarë nga jeta më 8 shtator.
Arkivoli me trupin e pajetë të Elizabeth II ruhet në çdo orë nga njësitë e truprojave të monarkisë.
Qytetarët do të kenë kohë deri të dielën për t’i thënë lamtumirën sundimtares, ndërsa të hënën mbahet funerali shtetëror./21Media
