Të dielën në arenën “Todor Proevski” zhvillohet derbi lokal mes Rabotniçkit dhe Shkupit. Epilogu i kësaj ndeshje do të vendosë se cila nga këta dy ekipe do të vazhdojë ëndrrën evropiane.
Por gjatë ditës sotme ekipi nikoqir ka kumtuar se dyert e tribunave do të jenë të mbyllura për tifozët mysafir, për të evituar incident eventual.
Por kundër këtij vendimi ka reaguar menjëherë ekipi i F.C. Shkupit, nga atje thonë se ndeshjet që deri më sot i kanë zhvilluar kundër ekipit të Rabotniçkit nuk ka pasur asnjë incident nga tifo grupi “Shvercerat” dhe sipas tyre, pikërisht kjo ka qenë një nga shkaqet që të jemi të mirëpritur në stadiumin e Qytetit.
“Nga radhët e skuadrës së Rabotniçkit si duket është shfaqur një panik e pakuptimtë dhe e pa bazuar. Rabotniçki si organizator i ndeshjes dhe si nikoqir i përballjes me Shkupin ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut që të mos pranojnë tifozë mysafirë, me arsyetim që t’iu shmangen çfarë do lloj dëmi që mund të bëhet nga ana e tifo-grupeve në stadium, pasi nuk garantojnë dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë për ta ruajtur gjendjen momentale të arenës “Todor Proeski”, ndërsa për të njëjtën kanë dërguar njoftuar përmes postës elektronike edhe klubin tonë.
Kur jemi tek garat evropiane, kujtojmë se ekipi i Vardarit këtë vit nuk do të mund të plasohet sepse nuk ka fituar licencë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, e për këtë shkak në lojë për garat evropiane do të jetë ekipi që do të sigurojë vendin e pestë në renditjen tabelore. E për këtë, në lojë janë F.C Shkupi, K.F Renova, F.K Makedonija GJ.P./TV21
