Me fillimin e sezonit veror, Struga nis të përballet me problemin e ujit të pijshëm. Përveç qytetit, me këtë hall prej vitesh përballen edhe disa fshatra të Strugës, për të cilët vera shndërrohet në tmerr.
“Vazhdojnë problemet me ujin e pijshëm në Strugë, mungesa e ujit të pijshëm revolton qytetarët. Në qytetin e Strugës në orët e paditës dhe në mbrëmje vështirë se ka ujë, sidomos në ndërtesat e larta. Ndërsa nëpër fshatra është i njëjti problem pothuajse prej vitesh”, raporton Salije Sadiku Pinjolli, gazetare e TV21.
Qytetarët thonë se është ironi e fatit të jetosh në një vend ku të gjithë vinë për t’u freskuar e qytetarët mos të kenë ujë për pije.
I pyetur për këtë çështje, drejtori i ujësjellësit në Strugë, Dashmir Nasufi, shkurt na tha këtë vit kryesisht ka pasur ujë dhe nuk kanë pasur ankesa për dallim nga viti i kaluar.