Qytetarët në ndihmë të Turqisë/ Në sheshin e Shkupit mblidhen ndihma të ndryshme

TË FUNDIT

Në sheshin e Shkupit po mblidhen ndihma për të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Qytetarët po dhurojnë gjëra të ndryshme, ndërsa organizatorët e këtij aksioni ndihen të kënaqur. Thonë se më të nevojshme janë veshjet për dimër.

Të gjithë bashkë jemi duke mbledhur ndihma, mbulesa, dorëza, pallto, që janë për dimër. Ushqime nuk na duhen, deri të shtunën këtu jemi.
Më tepër kërkoni veshje?
Më tepër kërkojmë veshje për dimër.
Kur do i dërgoni këto në Turqi?
Sot do të shkojë një kamion, do të vijnë edhe prej në Gostivar, Tetovë dhe qytete të tjera. Studentët e Turqisë nga Universiteti i Ballkanit kanë kërkuar ndihmë, dhe unë iu ndihmova.
Çfarë kërkoni konkretisht?
Më tepër veshje, qumësht, pelena sepse edhe nëse kanë të holla nuk munden të blejnë asgjë askund.
Ushqime a kërkoni?
Po, mundet vetëm ato që janë në konserva.

Ndërkaq nga organizata humanitare “Kryqi i Kuq” janë siguruar 10 milionë denarë mjete financiare, poashtu edhe pako ushqimore për t’i dalë në ndihmë popullit të Turqisë.

“I kemi siguruar 10 milion denarë mjete financiare që janë kontribute të qytetarëve tanë, nga telefonatat me numrin 143400 dhe atë rreth 3 milion e 3 qind denarë, dhe kjo është rekord nga të gjitha aktivitet që i kemi bërë deri tani, dhe pagesa nga qytetarët dhe kompanitë 6 milion e gjysmë denarë. Shpresojmë të vazhdojmë edhe sot me tempon e njëjtë, në të vërtetë jemi optimist në këtë drejtim, dhe ne si popull si shtet tregojmë që solidarizohemi, e kuptojmë kur tjetri është ka nevojë, me gjithë forcën që ne kemi, humanitetin do e vëmë në funksion për ata njerëz.”- deklaroi Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Përveç kësaj, donacione për Turqinë janë mbledhur nga Qeveria e RMV-së, Qyteti i Shkupit dhe disa komuna të vendit.