Qytetarët ia mësyjnë pompave të benzinës pas njoftimit për rritje të çmimeve pas mesnatës

TË FUNDIT

Në pompat e benzinës në vend pasditen e sotme është regjistruar fluks i madh i automjeteve që presin radhë për t’u furnizuar me karburante, shkruan TV21. Një pjesë e pompave të benzinës tashmë janë mbyllur pasi derivatet u kanë mbaruar.

LEXO: Çmimi i dizelit rritet për 10 denarë! KRRE publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës

Ndryshe, Komisioni Rregullator i Energjetikës pasditen e sotme njoftoi se nga mesnata çmimi i benzinës do të rritet për 5,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për 10 denarë.

LEXO: Disa pompa sot nuk kishin naftë! Makpetrol: Furnizimi do të normalizohet ditët në vijim

Mungesë për naftë ishte raportuar edhe sot më herët, mirëpo furnizuesit u arsyetuan se në Greqi është festë kombëtare dhe se si rrjedhojë nuk kanë mundur të furnizohen me kohë, përderisa, sipas tyre, në vend për shkak të panikut është harxhuar sasia e naftës.