Disa pompa sot nuk kishin naftë! Makpetrol: Furnizimi do të normalizohet ditët në vijim

TË FUNDIT

 “Paniku për mungesë të naftës dhe derivateve të naftës përsëri tek një pjesë e qytetarëve edhe sot u aktivizua. Deri te TV21 qytetarët ankohen se në disa pika të caktuara të pompave të benzinës nuk ka naftë dhe derivate të naftës.”

Sipas informacioneve të TV21 në disa pompa të benzinës gjatë ditës ka pasur mungesë vetëm të dizelit dhe jo të benzinës, e kjo për shkak të rritjes enorme të kërkesës për karburante gjatë ditëve të kaluara.

LEXO: Çmimi i dizelit rritet për 10 denarë! KRRE publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës

Por kryeministri Dimitar Kovaçevski siguroi se nuk ka mungesë të derivateve të naftës. Shpjegoi se ajo çka po ndodh në pompat e benzinës po ndodh për arsye spekulimesh dhe se dikush dëshiron përfiton nga lufta.

“Në Maqedoninë e Veriut ka furnizim të pa penguar të naftës dhe derivateve të naftës dhe nuk është prekur nga ndërprerja e zinxhirit të furnizimit sepse ne me naftë dhe derivate të naftës furnizohemi nga Greqia. Në shtet ka sasi të mjaftueshme naftës dhe derivateve të tjera si në pompat e benzinës ashtu dhe në derivatet rezervë shtetërore”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Nga “Makpetroll” thonë se furnizimi me të gjitha llojet e karburanteve në pompat e tyre do të normalizohet në ditët në vijim. Theksojnë se situata në tregjet globale të naftës po ndryshon çdo ditë, çmimet janë vazhdimisht në rritje, ndërsa si rezultat i kësaj, furnizuesit po përballen me probleme me dërgimin në kohë të karburanteve tek partnerët e tyre.

 “Kërkesa për karburante në vend ditët e fundit është rritur jashtëzakonisht shumë dhe ndër arsyet kryesore për këtë janë spekulimet dhe zërat në opinion se do të ketë mungesë, si dhe çmimet në bursat botërore. Gjithashtu, furnizimi ishte i vështirë për shkak se distributori ynë “Okta” nuk punon të dielën. Gjithashtu, në Greqi, ku blihet karburanti, e diela është ditë jopune dhe kjo e hënë është festë kombëtare”, thonë nga Makpetrol.