Qytetarët ankohen për mbeturinat në rrugën e Banjës! Kryetari Kasami dhe NPK dalin e pastrojnë pas denoncimeve

TË FUNDIT

Mbeturina të shumta janë vërejtur në Rrugën e Banjës, me çka kanë reaguar edhe qytetarët. Jeton Asani ishte njeri prej tyre i cili përmes rrjeteve sociale shprehi revoltën ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm.


“Këtë video e vendosa ta bëj se deri ku jemi katandisur me sjelljet tonë si një qenie totalisht e pa përgjegjshme. Kjo është Rruga e Banjës e njohur si Infat Shtrasen, me sekuenca sekuenca kam të ua tregoj se në çka e kanë shndërruar . Domethënë 400, 500 vjet islami, 1500 vjet hristianizimi, ateizmi nja 40 vjet, krejt e provuan me ne, nuk bëhemi kot është, e kotë është. Kjo është sekuenca e parë, vinë me vetura, hanë pinë, them si kafshë, por nuk e mund të them se kafshët nuk e bëjnë këtë”, tha Jeton Asani nga Tetova.


Po si duket këtë mesazh e ka dëgjuar kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai bashkë me një pjesë të NPK Tetova ka dalë sot dhe ka pastruar këtë rrugë.


“Sot ne ishim dëshmitarë në një situatë të pa këndshme në Rrugën e Banjës, ku sot punëtorët e ndërmarrjes komunale dolën për të ju ndihmuar punëtorëve në operativë për pastrimin e kësaj pjesë te qytetit, pjesës më të bukur të qytetit, pra edhe njëherë ftesë deri tek çdo qytetar i Tetovës që frekuenton këtë pjesë – ta ruajmë qytetin dhe mos hedhim mbeturina”, u shpreh Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.


Banja e Tetovës është një vendet atraktiv në Tetovë, sidomos gjatë verës, për shkak se rruga që kalon përreth lumit Shkumbin dhe të dërgon deri tek uji mineral është vend i freskët. Qytetarët e Tetovës e frekuentojnë shumë, për të ik temperaturave ta larta të qytetit.