Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk mori pllaketë për kontribut në garën filozofike-historike “Maqedonia dhe Bullgaria – e afërt dhe e largët”.
Quçuk është mbështetës i rregullt i nismave të këtilla, ndërsa kjo pllaketë është edhe një mirënjohje për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
“Është jashtëzakonisht me rëndësi që shembujt dhe praktikat e mira ta marrin mbështetjen nga opinion. Prandaj do të vazhdoj t’i mbështes nismat e tilla, që do t’i përforcojnë marrëdhëniet tona të mira fqinjësore në të ardhmen”, tha ai gjatë ndarjes së çmimeve.
Pas ndarjes së çmimeve, eurodeputeti Quçuk dhe drejtori i SHM “Vela Bllagoeva” Angel Jançev mbajti takim në të cilin u dakorduan nga viti i ardhshëm në konkurs, krahas nxënësve nga Bullgaria të marrin pjesë edhe nxënës nga Maqedonia e Veriut.
Që të dy konsiderojnë se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Union dhe nismat e këtilla të përbashkëta janë hap përpara drejt marrëdhënieve të mira në të ardhmen e të dy vendeve. Kampionët do të kenë mundësi të jenë mysafirë në PE në Bruksel. Qëllimi i garës është kohezioni dhe marrëdhëneit e mira fqinjësore të zhvillohen në të ardhmen.
Këtë vit në konkurs të organizuar nga SHM “Vela Bllagoeva” në partneritet me Universitetin në Veliko Tërnovo “Shën Kirili e Metodi” dhe nën patronatin e Quçukut, morën pjesë numër rekord i pjesëmarrësve nga i tërë vendi. Fituesit e konkursit do të marrin çmim dhe do të kenë mundësi ta vizitojnë Parlamentin evropian.
